Një vdekje e dyshimtë është hapur si rast sot në stacionin policor ‘Veriu’ në Prishtinë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas një njoftimi për media është theksuar se rreth orës 16:00, është hapur një rast vdekje e dyshimtë dhe se viktima e këtij rasti është një mashkull, Y.Z, 43 vjeçar.
I njëjti është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Avdyl Ramaj”.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajete është dërguar për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...