Zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Këshilli Evropian janë takuar në Stamboll për herë të tretë në takimin për dialog ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).
Me pjesëmarrjen e disa biznesmenëve dhe zyrtarëve, në takim u diskutuan çështjet për heqjen e vizave, promovimin e investimeve dypalëshe, marrëdhëniet politike dhe tregtare, azhurnimin e unionit doganor, si dhe reformat ekonomike.
Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, në një konferencë për media tha se në takim është biseduar për rëndësinë e dialogut në dritën e zhvillimeve të fundit globale.
Duke vlerësuar ekuilibrin tregtar “mjaft të drejtë” midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), Albayrak tha se, “Ne ramë dakord për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në një qasje të ndjeshme”.
Në konferencën për media, Albayrak po ashtu iu referua përditësimit të unionit doganor, duke theksuar se marrëveshja duhet të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e të dyja palëve.
Ndërkaq, zv/presidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen, tha se Turqia është partneri më i madh tregtar dhe investues i bllokut 28-anëtarësh me marrëdhënie të thella, duke përfshirë bashkëpunimin konkret për migrimin, sigurinë, energjinë, mjedisin dhe transportin.
Katainen rikujtoi se një marrëveshje prej 275 milion eurosh (315 milionë dollarë) do të nënshkruhet pas konferencës për bashkëfinancimin e projektit të linjës hekurudhore Halkali-Kapikule, që lidh Stambollin me kalimin kufitar me Bullgarinë, si një pjesë thelbësore e strategjisë së transportit të mallrave të BE-së.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dialogut politik, Katainen tha se bisedat me njëri-tjetrin janë gjithnjë më vitale se sa të flasësh për njëri-tjetrin.
Ai po ashtu tha se pavarësisht statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, Turqia shihet si një vend evropian.
Reformat ekonomike të planifikuara nga zyrtarët turq, Katainen i quajti premtuese, interesante dhe të nevojshme.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të statistikave turke, vëllimi tregtar i jashtëm midis Turqisë dhe BE-së në vitin 2018 ishte 164.8 miliardë dollarë, me një rritje prej 3,6 për qind nga viti në vit.
Vitin e kaluar, eksportet turke në BE arritën në 84 miliardë dollarë, me këtë duke e bërë bllokun 28-anëtarësh partner kryesor tregtar të Turqisë.
Gjatë të njëjtës periudhë, importet e Turqisë nga BE-ja arritën në 80.8 miliardë dollarë.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...