Google ADS

Ramadani për kërkesat amerikane mbi taksën: Çka ndodh pas ditës së parë të pezullimit?

19:56 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramdani, ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj do të mbetet në qëndrimet e njëjta tash për tash sa i përket taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegoniva.

“Haradinaj do të mbetet në qëndrime të njëjta, sepse rrethanat janë të njëjta. Vendosja e tarifës ka pasë qëllim politik dhe ekonomik. Ka qenë instrumenti i vetëm i Kosovës që të qartësojë para Serbisë dhe Rusisë që nuk mund të luhet në të njëjtën formë me Kosovën sepse ajo ekziston si shtet dhe se merr vendime sovrane”, ka thënë Ramadani, njofton klan kosova.

Për kërkesën e SHBA-së, që Kosova ta pezullojë këtë taksë, Ramadani ka thënë në Info Magazine se është trajtuar nga Qeveria e Kosovës, por që ka njoftuar se në të ardhmen trajtimi ndaj saj do të jetë më serioz.

“Është e qartë se në institucionet e Kosovës secili i trajton kërkesat e tilla. Por përgjigja “Jo” nuk nënkupton që nuk është trajtuar. Trajtimi në muajt e ardhshëm do të jetë serioz, në nivelin më të lartë institucional. Ajo që është me rëndësi se po bëhet fjalë për një veprim i cili duhet të ndodhë dhe mund të ndodh pa ditur se çfarë do të ndodhë pas veprimit”, është shprehur ai.

“Pyetja elementare është çka ndodh pas ditës së parë të pezullimit? Cili është efekti? E gjitha është e qartë se po bëhet fjalë për një kusht të Serbisë për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve. Për herë të parë rreth 40 vjet që procesi i dialogut është kushtëzuar në Ballkan. Është pranuar edhe kushtëzimi, është pranuar edhe nga institucionet dhe individë brenda Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme