Arabia Saudite ia ka hequr shtetësinë e liderit të vdekur të al-Kaidës, Osama bin Laden, bën të ditur Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Vendimi është marrë nga një urdhër mbretëror në nëntor, sipas deklaratës, që u publikua nga gazeta Umm Al-Qura, transmeton portali arbresh.info.
Ky veprim vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një shpërblim prej deri në një milion dollarë për informacion mbi vendndodhjen e të rinjve të Bin Ladenit.
I përshkruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një “lider në zhvillim” brenda al-Kaidës, Hamza bin Laden është klasifikuar si një “terrorist” nga SHBA që nga viti 2017./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?