Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se SHBA- të po bëjnë përpjekje për të ndërhyrë ushtarakisht në Venezuelë duke shkelur normat ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov ka mbajtur konferencë të përbashkët për media pas takimit të zhvilluar në Moskë me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodriguez.
Shefi i diplomacisë ruse theksoi se problemi në Venezuelë duhet të zgjidhet në paqe dhe dialog. Ai shprehu shqetësim në lidhje me politikën amerikane ndaj Venezuelës.
“SHBA përpiqet të bëjë një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, duke shkelur normat ndërkombëtare. Vendet që mbështesin Venezuelën mund të pengojnë realizimin e planeve të SHBA-ve”, tha Lavrov.
Ndër të tjera ministri Lavrov ka tërhequr vëmendjen se SHBA-të përpiqen të krijojnë një krizë humanitare me sanksionet e vendosura ndaj kompanive venezuelase.
Ndërsa zëvendëspresidentja e Venezuelës, Rodriguez njoftoi se zyra në Lisbonë e kompanisë shtetërore venezuelase të natës PDVSA do të transferohet në Moskë.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad