Antonio Valencia është i vendosur për largim nga Manchester United këtë verë.
Kapiteni i klubit po i afrohet 10 viteve karrierë në Old Trafford, por United duket se nuk ka gjetur marrëveshje me të për të rinovuar kontratën e tij që skadoi mbrëmjen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet se 33-vjeçari është i vendosur për largim nga klubi aktual gjatë verës, por dëshiron të vazhdoj karrierën e tij tutje.
Valencia aktualisht është në shtëpinë e tij në Ekuador duke u rikuperuar nga lëndimi në pulpë.
Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje këtë sezon dhe është inkuadruar vetëm një herë qysh pasi Solskjaeri zëvendësoi portugezin Jose Mourinho në dhjetor.
United ka opsione të tjera për mbrojtësin e krahut të majtë, përfshirë këtu Ashley Young, i cili nënshkroi vazhdoi kontratën edhe për një vit muajin e kaluar.
Diogo Dalot është gjithashtu një opsion tjetër pas transferimit nga Porto për 19 milionë funta në janar./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...