Gjykata e Lartë njofton hapjen e vakancave për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (ILD). Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë bën me dije se gara qëndron e hapur deri më 20 mars. Ndër të tjera, mësohet se 5 kandidaturat do i dërgohen Kuvendit.
Njoftimi i plotë
SHPALLJE
PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT NË POZICIONIN VAKANT INSPEKTOR I LARTË I DREJTËSISË
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbështetje të pikës 4 të nenit 147/d të Kushtetutës dhe të shkronjës “a” të pikës 2 të nenit 201 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, me qëllim plotësimin e pozicionit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të dërgimit në Kuvend, për ta zgjedhur atë, të një listë prej 5 kandidatësh, të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga ky Këshill sipas një procedure transparente dhe publike,
shpall hapjen e procedurës së aplikimit në pozicionin vakant “Inspektor i Lartë i Drejtësisë” dhe fton, çdo person të interesuar, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenin 147/d të Kushtetutës dhe në nenin 199 të ligjit nr. 115/2016, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimit publik dhe të paraqesë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shprehjen e vullnetit për të kandiduar në pozicionin vakant për “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”.
Së bashku me kërkesën me shkrim për shprehjen e interesit për kandidimin në pozicionin vakant për “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, sipas parashikimeve të shkronjës “a” të pikës 2 të nenit 201 të ligjit nr. 115/2016, kandidati duhet të paraqesë:
– jetëshkrimin e përditësuar, përfshirë adresën postare dhe elektronike, si dhe numër telefoni;
– fotokopje të kartës së identitetit;
– deklaratë personale motivimi, ku shpjegon arsyen e kandidimit dhe objektivat që synon të ndjekë nëse emërohet;
– dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 147/d të Kushtetutës dhe në nenin 199 të ligjit nr. 115/2016;
– formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky formular gjendet i publikuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e posaçme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi;
– formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Ky formular gjendet i publikuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e posaçme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi;
Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 20 Mars 2019 dhe të dorëzohen në Gjykatën e Lartë, pranë zyrës së posaçme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, adresa “Rruga Ibrahim Rugova, Ndërtesa nr. 20, Kodi Postar 1001,Tiranë, Shqipëri”.
Kandidatët e deritanishëm, që kanë aplikuar sipas procedurave kalimtare kushtetuese dhe ligjore, duhet të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar, të përditësuar.
Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e posaçme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...