Alberto Vincenzo Annese nuk do të jetë më trajner i Lirisë.
Kjo e fundit nuk e ka shijuar fitoren e parë në edicionin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Arpagjik’t kanë barazuar para shikuesve të vetë në Përparim Thaçi kundër Gilanit me rezultat 1:1.
Kjo ka bërë që shumë tifozë t’i vërsulen zhveshtoret të ekipit që kërkonin largimin e trajnerit italian, i cili shihet si fajtor për gjendjen në klub.
“Mund ta konfirmoj se trajneri më nuk është pjesë e skuadrës. Rezultatet e dobëta kanë përkeqësuar situatën në klub”, ka treguar një burim brenda klubit për Telegrafin.
Gjithashtu kryesia e klubit është duke shqyrtuar edhe largimin e disa prej futbollistëve të sjell gjatë afatit kalimtar të janarit, të cilët nuk kanë dhënë produktivitetin e duhur.
Kujtojmë se prizrenasit e nisën kampionatin me Bedredin Gjinalin për ta zëvendësuar me Gëzim Hasin dhe në fund, erdhi trajneri italian.
Ndryshe, Liria zë pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...