Policia ka arrestuar pak çaste më parë personin e dyshuar për ngjarjen e shpërthimit në katin e dytë të një banese në zonën e “Vasil Shantos”. Në pranga ka përfunduar Arben Bardhi.
Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se Bardhi u arrestua në qytetin e Lezhës. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt pronësie në lidhje me banesën së cilës iu vendos tritoli.
Policia thotë se ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Po sipas të njëjtave burime Bardhi e ka lënë kolateral në bankë banesën në fjalë e cila i është sekuestruar pasi nuk e ka shlyer kredinë. Sipas procedurave, banka e ka nxjerrë apartamentin në shitje, i cili është blerë më pas nga Vasillaq Stavri, por autori i dyshuar nuk e njeh këtë akt shitje, duke patur ende pretendime mbi pronësinë e banesës.
Shpërthimi në katin e dytë të pallatit, shkaktoi panik të banorët ndërsa dëme material u regjistruan edhe në katin e tretë. Forca shpërthyese e eksplozivit dëmtoi dyert e apartamentit në katin sipër të cilat mbeten të mbyllura.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...