Google ADS

Duka dhe Ndoka dorëzojnë mandatin e deputetit

17:01 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Dy aleatë të Lulzim Bashës, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe Nard Ndoka i PDK-së kanë firmosur sot dorëzimin e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu vendimit të shumicës së opozitarëve për të djegur mandatin.

Nard Ndoka ndodhej në Bruksel dhe me të mbërritur, ashtu siç deklaroi, dorëzoi mandatin. Të njëjtën gjë bëri pak ditë më parë edhe aleati tjetër i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu.

I vetmi që ka dalë kundër këtij vendimi ishte deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi, të cilin kryesia e Partisë e shkarkoi nga të gjitha funksionet drejtuese.

I paqartë është qëndrimi që do të mbajë deputetja tjetër e PD-së, Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari./BW/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme