Google ADS

Mustafa: Deklarata e Haradinajt është jokorrekte, e pasaktë dhe i përngjan fushatës

16:25 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar kryeministrit Haradinaj për deklaratat e këtij të fundit lidhur me taksën.
Haradinaj në një paraqitje para mediave kishte thënë se LDK-ja, Veseli, Thaçi e Limaj i kanë pranuar shumë lehtë kushtet e Serbisë me kërkesat e tyre për pezullimin e taksës.

E Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarata e Haradinajt është e pasaktë, jokorrekte dhe përngjan në fushatë.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së janë të qarta kundër negocimit të shtetësisë dhe territorit.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.

Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme