Google ADS

Tiranë: I morri jetën kunatës, autori pranon krimin

16:06 | 1 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dashamir Xhepa, 40-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e nuses së vëllait Lirie Xhepa rreth 47 vjeçe.

Gjykata vendosi si masë sigurie “arrest me burg” për të, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

40-vjeçari ka pranuar krimin e kryer më 13 shkurt pranë kodrave të liqenit të Sharrës në Tiranë.

Ai ka treguar se me nusen e vëllait ka pasur konflikte pronësie, por edhe se kishte dyshime se shkonte me meshkuj të tjerë.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e policisë lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar, Dashamir Xhepa rreth 40 vjeç, dhe mëngjesin e 26 shkurtit bënë kapjen e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej pas krimit.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Gruaja 49-vjeçare e cila u gjet e vrarë me armë zjarri dhe e hedhur në shkurre në kodrat pranë liqenit të Sharrës në Tiranë, po në media u fol se mes saj dhe kunatit kishte lidhje intime. Viktima dhe kunati i saj ishin fqinj, ndërkohë që jetonin në kodrën pranë liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit. Mes tyre mendohet se kishte një lidhje intime, pasi Liria ishte e ve, ndërsa i shoqi ishte ndarë nga jeta disa vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Dyshohet se pas një zënkë mes tyre, ku mendohet se viktima ka kërkuar ndarjen, Dashamir Xhepa, e ka dhunuar dhe më pas vrarë.

Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

Gruaja u gjet në shkurre nga banorë të zonës, ndërsa ishte e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme