Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë. E vendosur afër Ferizajit, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes. Baza është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, James Leroy Bondsteel.
“Zërat nga disa liderë se amerikanët e heqin Kampin Bondsteel apo ndërrojnë qëndrim për Kosovën janë propaganda dhe gënjeshtra të kulluara. Shqiptarët në Ballkan janë aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderët kosovare karshi Serbisë duhet të veprojnë për interesa të shtetit të bazuara në Kushtetutë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“Pala kosovare nuk duhet assesi të pranojë asnjë korrigjim, asnjë ndryshim dhe asnjë këmbim të territoreve. Të gjitha këto ide janë të Serbisë që burimin e kanë në Rusi. Çdo njeri nga pala kosovare që përkrahë shkëmbimet është kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve. Zërat nga disa liderë se amerikanët e heqin Kampin Bondsteel apo ndërrojnë qëndrim për Kosovën janë propaganda dhe gënjeshtra të kulluara. Shqiptarët në Ballkan janë aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderët kosovare karshi Serbisë duhet të veprojnë për interesa të shtetit të bazuara në Kushtetutë. Nuk është e frytshme që të dalin liderë nga koalicioni dhe jashtë saj, kundër vendimeve të ekzekutivit të Kosovës karshi Serbisë, për të krijuar mjegull. Në raport me Serbinë, klasa politike duhet të jetë gjithmonë e bashkuar. RrP”
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...