Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj emigrantëve, në dy raste të veçanta. Gjykata urdhëroi Francën të paguajë 15 mijë euro, për të kompensuar një afgan, i cili kishte kaluar gjashtë muaj në kampin e emigrantëve në Calais në vitin 2016.
Jamil Khan, i cili në atë kohë ishte 12-vjeçar, po jetonte në kamp, kur qeveria urdhëroi prishjen e kampit. Një gjykatë franceze në atë kohë urdhëroi që ndaj tij të ketë përkujdesje ndërkaq shteti nuk e mori për bazë këtë vendim.
Në rastin e dytë, gjykata urdhëroi Greqinë të paguajë 4000 euro për nëntë adoleshentë: gjashtë sirianë, dy irakianë dhe një maroken, të cilët arritën në vend në fillim të vitit 2016, shkruan lapsi.al
Gjykata gjeti se ata ishin mbajtur në mes tre dhe pesë javësh në stacionet e policisë ose të kufirit përpara se të transferohen tek autoritetet e migracionit.
Gjykata hodhi poshtë një kërkesë nga emigrantët se qendra e pritjes në të cilën ata u dërguan përfundimisht ishte e mbipopulluar dhe jo-shëndetësore. Gjykata tha se, në atë kohë, për shkak të fluksit të migrantëve në Greqi ishte një “krizë e paprecedent humanitare” dhe se qendra e pritjes ishte krijuar në mënyrë emergjente.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...