Një mashkull bën tatuazh në trup fytyrën e Loredanës

10:17 | 1 Mars 2019
A. B.

Suksese e Loredanës që nga publikimi i këngës së parë e cila erdhi në gjuhën gjermane ‘Sonnenbrille’ nuk kanë të ndalur.

Gruaja e reperit të njohur, Mozzik po vazhdon të jetë mjaft aktive në karrierën muzikore edhe pse nuk ka shumë kohë që ajo dhe reperi u bënë prindër te një vajze për herë të parë, shkruan portali arbresh.info

Çifti i njohur që kur bënë publike lidhjen e tyre janë të pandashëm ku nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Loredana bëri një postim në Instastory përmes të cilit ka treguar se vëllai i saj i ka bërë portretin në trup.

“Vëllai im, o Zot”, kishte shkruar Loredana pranë postimit të fotografisë në Instagram.

Ndryshe, “Romeo & Juliet” titullohet projekti i dyshes që pati sukses të jashtëzakonshëm./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme