Rita publikon këngën e re në bashkëpunim me reperin e njohur

09:52 | 1 Mars 2019
A. B.

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja shqiptare sot ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor  ‘Only Want You’, shkruan portali arbresh.info

Ajo ka ardhur në bashkëpunim me reperin e njohur, 6lack dhe është publikuar në platformën ‘Spotify’ si dhe në kanalin ‘YouTube.

Theksojmë se kënga vjen pas nxjerrjes në shitje të albumit më të ri “Phoenix”, i cili po i sjell suksese bukuroshes shqiptare.

Ndryshe, Ora pritet që gjatë këtij viti të mbajë një numër të madh të koncerteve anembanë globit me qëllim të promovimit të albumit./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=507QVjgWtkQ

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme