Për të shënuar 8 Marsin- Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe bashkëpunim me Klinikën e radiologjisë SHSKUK, do të fillojnë fushatën sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.
Nga dita e premte, 8 mars deri në fund të muajit mars, çdo ditë, prej orës 08:00 -14:00, në hapësirat e QKMF-së do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit për gratë dhe vajzat mbi moshën 40 vjet.
“Sjellim në vëmendje se 1 nga 8 gra diagnostikohet gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta. Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera.
“Ftojmë gratë dhe vajzat që të na bashkohen në këtë fushatë dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë