Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

08:42 | 1 Mars 2019
A. B.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012.

Rasti udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e fundit u prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese, por opinioni është përjashtuar.

Rasti “Monstra” në muajin shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e mori PSP-ja.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi në iri të dënuarit Agim Ismailoviq, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme