Apple krijon aplikacion për rivalin Android

08:44 | 17 Shtator 2015
Arbresh Info

Apple ka lëshuar ‘Move to iOS’, aplikacioni i parë i krijuar nga gjiganti për platformën Android. Ky mjet iu lejon të kaloni të dhënat tuaja thelbësore tek pajisje me iOS përmes rrjetit Wi-Fi.

Transferimi në iOS krijon një rrjet privat Wi-Fi për të bartur tek pajisjet me platformë nga Apple kontaktet, llogarinë tuaj, mesazhet, dhe fotot e shkrepura, transmeton arbresh.info. E gjitha që ju duhet është të shkruani kodin e sigurisë që shfaqet tek iPhone-i dhe të zgjidhni gjërat që dëshironi t’i transferoni.

Move-to-iOS-

Aplikacioni iu ndihmon njerëzve të kalojnë tek telefonat e rinj që kompania do lansojë vonë gjatë këtij muaji. Po ashtu, ky aplikacion punon edhe me pajisjet e mëparshme nga Apple si dhe është në gjendje të hapet edhe tek pajisjet me platformë Android që përdorin versionin KitKat 4.0 apo më të ri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme