Gjatë ditë së sotme është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë edhe kushte të reja për shefin e qeverisë kosovare, Ramush Haradinajn, për aq sa nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe.
Dy emisarët që erdhën në Prishtinë, bën me dije se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e Washingtonit.
Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka komentuar këto deklarata në DPT te Fidani në T7. Ai ka thënë se deri më tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë kërkesë të Amerikës.
Ai ka thënë se as kryeministri Haradinaj e askush në AAK nuk ka folur për këtë.
“Nuk besoj që shkon kaq larg kërkesa e Amerikës. Deri tash askush nga drejtuesit e SHBA s’ka folur për një kërkesë të tillë. Ata nëse e kërkojnë këtë mund ta thonë vetë. S’ka nevojë që askush t’i përcjell këto fjalë”, ka thënë ai.
“Deklaratat që janë dhënë deri më tash janë të pabesueshme”.
Deputeti i AAK’së ka thënë se taksa nuk hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovë.
“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrime. Pra taksa hiqet pasi Serbia ta njoh Kosovën”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...