Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë marrë përsipër “100 për qind” të territorit të DAESH-it në Siri, një paralajmërim që presidenti amerikan javëve të fundit vazhdimisht ka thënë se do të ndodhte, raporton Anadolu Agency (AA).
“Tani është 100 për qind, që sapo kemi marrë kontrollin, 100 për qind të kalifatit. Kjo do të thotë territorin, tokën, ne kemi 100 për qind. Ne e kemi të tërën”, u tha Trump trupave në bazën ajrore Elmendorf në Alaskë.
Trump ndaloi në bazën ajrore për t’u furnizuar me karburant në rrugën e tij të kthimit nga kryeqyteti Hanoi i Vietnamit, ku u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
“Ne e arritëm këtë në një kohë shumë më të shkurtë se sa supozohej”, tha Trump.
Trump paralajmëroi “tërheqje të shpejtë” të trupave të SHBA-ve nga Siria në muajin dhjetor, duke pretenduar se koalicioni global kishte arritur të mposht DAESH-in si “arsye të vetme për të qenë e pranishme” atje.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...