Sela: Nuk i shohim njerëzit si pronësi partiake

22:39 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përballë gazetares Biljana Sekullovska në Alsat, i tha kësaj të fundit se ai dhe partia e tij nuk i shohin njerëzit, votuesit, si pronësi partiake, ndryshe nga se mendon ajo.

Nuk i shohim njerëzit si pronësi partiake. E keni të gabuar logjikën se Blerim Reka paska qenë i BDI-së. Ashtu siç edhe votuesit që na votojnë në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e kaluara nuk mund të jenë pronë partiake e jona, nuk duhet t’i shohim gjerat në këtë formë bardh e zi. Blerim Reka ka qenë ambasador që ka përfaqësuar Maqedoninë në BE- tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme