Google ADS

Bordi i Barcelonës plotëson kërkesën madhështore të shtruar nga Lionel Messi

22:42 | 28 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sipas raporteve, ylli i Barcelonës – Lionel Messi kërkoi nga klubi që t’i vazhdohet kontrata Jordi Albas.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është shumë i afërt me Alban, i cili rinovoi kontratën e tij me gjigantin katalunas sot (e enjte), transmeton portali arbresh.info.

“Barcelona dhe Jordi Albana kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2024. Klauzola e tij është 500 milionë euro”, shkruan klubi në një deklaratë.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do t’i njoftojmë kur nënshkrimi zyrtar i kontratës do të zhvillohet”

Alba ka luajtur një rol kyç në dominimin e Barcelonës në La Liga qysh pas arritjes nga Valencia në vitin 2012.

Por, OK Diario thotë se Messi ishte personi kryesor para vazhdimit të qëndrimit të reprezentuesit spanjoll në Camp Nou.

Raporti pretendon se Messi ishte i vendosur që me çdo kusht të sigurohet të mbajë dhomën e zhveshjes të bashkuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme