Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut thotë se pozita e Phenianit nuk do të ndryshojë edhe nëse SHBA kërkon bisedime të mëtejshme.
Ri Yong Ho ishte duke folur pas një samiti në Vietnam midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar kërkesat për heqjen e të gjitha sanksioneve.
Por në një konferencë shtypi, zoti Ri këmbënguli se Veriu i kishte kërkuar vetëm lehtësime të pjesshme sanksioneve, jo një heqje të plotë.
Ai tha se vendi i tij kishte bërë propozime “realiste” duke përfshirë dekomisionimin e plotë të qendrës kërkimore bërthamore Yongbyon, nën vëzhgimin e monitoruesve të SHBA.
“Ky propozim ishte masa më e madhe e denuklearizimit që ne mund të bënim në fazën e tanishme, duke marrë parasysh nivelin aktual të besimit midis DPRK [Koresë së Veriut] dhe Shteteve të Bashkuara,” tha ai.
Në kthim, zoti Ri tha, Veriu kishte kërkuar vetëm heqjen e pjesshme të sanksioneve “që pengojnë ekonominë civile dhe jetesën e popullit tonë”.
Ai tha se Pheniani kishte ofruar gjithashtu ndalimin e përhershëm të testimit të raketave bërthamore dhe me rreze të gjatë. Ai shtoi se mund të jetë e vështirë të shihet një mundësi si samiti i Hanoi përsëri.
Por kujtojmë se përkundër që pritej nënshkrimi i një marrëveshjeje mes dy liderëve, kjo gjë nuk ndodhi dhe samiti kësisoj po konsiderohet i dështuar./Arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre