Interi dhe Juventusi po konsiderojnë në mënyrë aktive një shkëmbim të bujshëm në fund të sezonit.
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe ai i Juventusit, Paulo Dybala janë subjekt i bisedimeve të shkëmbimit mes dy skuadrave italiane.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, një shkëmbim mes dy sulmuesve të “palumtur” është një opsion real.
Kjo pasi sipas tyre ish-drejtori gjeneral i Juventusi, Beppe Marotta, tani po drejton gjërat në Inter si drejtor i sportit.
Icardi dhe Dybala janë miq të mirë mes vete, por mund të përfundojnë duke shkëmbyer skuadrat
Marotta dhe zëvendësuesi i tij te Juve, Fabio Paratici, janë të përgatitur të marrin në konsideratë shkëmbimin, por thuhet se ka një problem.
Ajo është se drejtuesit e Zonjës së Vjetër e konsiderojnë lojtarin e tyre më të vlefshëm dhe kërkojnë para shtesë.
Paratici këmbëngul se Dybala është lojtar më i vlefshëm – diku plus 10 milionë euro – nëse ata i vlerësojnë të dy sulmuesit në rajonin prej 100 milionë eurove.
Megjithatë, Marotta këmbëngul se Icardi është më afër barazisë sesa ajo që Paratici pretendon dhe ditëve të ardhshme mund të ketë risi në këtë sagë./telegrafi
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...