Pas takimit me bizneset e Komunës së Mitrovicës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se është i gatshëm t’u ndihmoj bizneseve të vogla në qytetin e Mitrovicës. Por, që sipas tij nuk kanë fonde për këtë qytet, shkruan arbresh.info
“Është një gjendje specifike sepse është një qytet i ndarë. Na nuk kemi një fond për Mitrovicën dhe shpresoj që me një fond të posaçëm ose përmes projekteve do ti përkrahim bizneset e vogla në Mitrovicë. Më bëri përshtypje për një qift që e kishin një biznes po than jemi refugjat pasi që janë nga Veriu” u shpreh Kryeministrti Haradinaj.
Sa i përket idesë së bashkimit të Mitrovicës, Haradinaj tha se vet jemi ata të cilët e kemi bërë ndarjen. Sipas Haradinajt Kosova duhet të ruhet si tërësi.
“Vështirë me e kuptu këtë ide, ne jemi që e kemi nda Mitrovicën dhe i kemi bë dy komuna në kohën kur po flitet prapë për ndarje është mirë me ruajtur tërësinë territoriale të Kosovës. Ta ruajmë Kosovën njëherë si tërësi” tha Haradinaj
Ndërsa lidhur me taksen, Haradinaj u shpreh se taksa hiqet, por, jo me një proces ku nuk dihet se çka po diskutohet dhe se çfarë marrëveshje do të arrihet.
“Na nuk e dimë çfarë marrëveshje mund të merret në terr sepse se dimë ku pe qesim këmbën dhe se dimë marrëveshjen finale. Ne dëshirojmë që sa ma shpejt jo veç me pezullu, por më heq krejt, nëse bëjmë një kontratë paraprake se çka do të dakordohemi dhe në të thuhet se do jenë kufijtë ekzistues dhe ne do e heqim por jo më një proces ku nuk po dimë se çka po diskutojmë dhe çfarë marrëveshje do te kemi. Mjaft kemi shkuar në bisedime pa marr asgjë dhe deri sa na se kemi një kontratë përpara se çka do të marrim dhe çfarë marrëveshje do të kemi jo” tha Haradinaj
Haradinaj gjithashtu tha se po të ishim të bashkuar mes vete, Serbia nuk do e kishte të mundur të bënte çfarë të donte me shtetin e Kosovës.
“Përçarja e madhe po na shkatërron dhe po na e ul negociatat, sikur të kishim qenë bashkë dhe të vendosur, Serbia s’mundet më bë çfarë do po për fat të keq na jemi të përçarë brenda. Ma mirë është me heq pak se sa dikush më na e qit një marrëveshje që do të na kushtoj “, tha Haradinaj/Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...