Google ADS

Haziri flet për vizitën e zyrtarëve të lartë amerikanë: Fatkeqësisht institucionet tona ishin me qëndrime të ndryshme

10:13 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan.

Haziri tha se vizita e zyrtarëve të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së ka qenë e një rëndësie të veçantë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës fatkeqësisht në këtë takim shkuan me qëndrime të kundërta dhe pa një unitet, transmeton Telegrafi.

“Vizita e delegacionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga SHBA është e një rëndësie të veçantë, sepse ata jo rrallë dalin në vizita të natyrës së tillë… Fatkeqësisht, dje institucionet tona shkuan me qëndrime të ndryshme, diametralisht të kundërta, pa një unitet dhe pa një mundësi që procesi për normalizimin me Serbinë, Kosovën ta gjej më të bashkuar dhe më unike”, ka thënë Haziri.

Ai ironizoi me partitë të cilat janë në pozitë, duke thënë se “dita po shihet e mirë pasi po vjen pranvera dhe mjegulla e skllota janë duke u larguar”.

“Dita është e mirë, po shkojmë nga pranvera duke e larguar mjegullën e krijuar nga partitë qeverisëse, edhe duke larguar skllotën dhe duke pa rrezet e dritës”, u shpreh ai.

I pyetur për dukurinë e shkuarjes së të rinjve në Kroaci ai  tha: “Është një dukuri që po zhvillohet në komunën  e Kamenicës, Gjilani është më pak i prekur sa i përket shkuarjes së të rinjve në Kroaci. Por tash ka filluar oferta për punë për shërbime ne hotele, restorante të ndryshme. Bëhet fjalë për punë sezonale e jo për largimin e njerëzve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme