Lëvizja për Bashkim konsideron se bllokimi i dialogut “të vjetër” dhe mundësia e hapjes së një dialogu mbi baza të tjera i ka lënë nën hije të gjitha punët tjera të qeverisë e të institucioneve shtetërore dhe kjo situatë më së shumti u konvenon atyre që janë mësuar me krim të organizuar, korrupsion, nepotizëm e dukuri të tjera të dëmshme për shtetin e qytetarët.
Stërzgjatja e sabotimi i zgjidhjes së problemeve me Serbinë, të përcjella me retorika patriotike e populiste, sipas kësaj partie, janë parajsë e vërtetë për keqqeverisjen, krimin e organizuar e korrupsionin, por po i kushtojnë e do t’i kushtojnë shumë Kosovës e qytetarëve të saj.
“Përplasjet publike rreth marrëveshjes me Serbinë kanë lënë në margjina çështje shumë të rëndësishme e vitale për shtetin e për jetën e qytetarëve: në veri të vendit katër kryetarët serbë kanë dhënë dorëheqje dhe shteti me mekanizmat e vet nuk po ka guxim t’i organizojë zgjedhjet e reja, duke krijuar kështu terren për vakum joinstitucional e kaos të vërtetë atje; raportet e shtetit me “Bechtel&Enka” janë jo transparente dhe zakonisht në dëm të Kosovës; kontrata me “Contour Global” për “Kosovën e Re” konsiderohet si shumë e dëmshme e me pasoja afatgjata për Kosovën; keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike dhe pronës publike si dhe i buxhetit dhe i rezervave të shtetit kalojnë pothuajse në heshtje e të mos flasim sesi po shfrytëzohet kjo situatë për punësimet partiake e familjare, me të cilët janë mbushur institucionet e ndërmarrjet publike. Çështje të tilla të cilat prekin interesin e qytetarëve dhe e dëmtojnë jetën e tyre të përditshme ka shumë, ndërsa reagimi i publikut dhe debati publik është shumë i vogël, e kjo për shkak se krejt vëmendjen e publikut po e zë problematika me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Bashkim.
LB u bën thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, intelektualëve dhe shoqërisë civile t’i shtojnë përpjekjet në drejtim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, si parakusht i kthimit të vëmendjes te cilësia e qeverisjes, ekonomia, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit e te jeta më e mirë të qytetarëve.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...