Lewis Hamilton duket se ka nisur një lidhje të re me modelen e njohur.
Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton dhe modelja Cindy Kimberly janë fotografuar nga paparacët teksa po udhëtonin për në Barcelonë me një avion privat, transmeton lajmi.net.
Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, kështu duke bërë që mediat e huaja të shkruajnë për një lidhje të mundshme mes tyre. Asnjëra palë nuk kanë folur rreth kësaj çështje.
Modelja Cindy Kimberly është bërë e njohur pasi Justin Bieber publikoi një foto të sajën në “Instagram” në vitin 2015.
Ndërsa duhet kujtuar se Lewis Hamilton është përfolur për një lidhje të mundshme edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, me të cilën i kishte kaluar pushimet në Mal të Zi por më vonë u raportua se kanë kaluar bashkë pushimet miqësisht.
Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në kompaninë turke ...
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhi...
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...