Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte përzgjedhur ish-zyrtaren e lartë qeveritare nga radhët e AKR-së, Arta Haxhaj, në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në pozitën e udhëheqëses së Autoritetit Rajonal për Pellgje Lumore në këtë ministri.
Haxhaj ka qenë këshilltare e lartë e ish-ministres së MMPH-së, Albena Reshitaj, shkruan sot Koha Ditore.
AKK-ja, në një përgjigje që ia ka dërguar MMPH-së dhe të cilën e ka siguruar gazeta, ka pohuar se meqenëse ish-zyrtarja e lartë, Arta Haxhaj, ka qenë këshilltare e lartë e ish-ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, deri më datën 18 qershor 2018, pas përfundimit të detyrës publike, nuk mund të punësohet për pozitën udhëheqës të Autoritetit të Pellgjeve Lumore në MMPH.
Kjo, sipas AKK-së, bie ndesh me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, përkatësisht me nenin 18, paragrafi 1, të këtij ligji.
Dispozita e cekur ligjore parasheh që zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet për një periudhë prej 2 vjetësh pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private të institucioneve vartëse të tyre, të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyra e tij gjatë periudhës dyvjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik ka qenë drejtpërdrejt e lidhur me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku