Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani.
Zaev, siç theksohet në kumtesën qeveritare, në vizitë është i shoqëruar nga delegacioni qeveritar dhe bashkëshortja e tij.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Bukuresht, janë parashikuar takime me kreun shtetëror dhe qeveritarë të Republikës së Rumanisë.
Kryeministri Zaev paradite do të takohet me kryeministren rumune, Viorika Dançilla, pas së cilës do pasojnë deklaratat për mediat.
Për pasdite janë parashikuar pritje të Zaevit dhe delegacionit, tek kryetari i Shtëpisë së Deputetëve, Liviu Dragnea, si dhe tek kryetari i Seantit të Republikës së Rumanisë, Kalin Popesku-Tariçeanu.
Kryeministri Zaev sot do të qëndrojnë edhe për vizitë pune në Austri. Në Vjenë vonë pasdite Zaev do të ketë takim me kancelarin austriak Sebastian Kurc.
Zaev me ftesë të kancelarit austriak, do të jetë mysafir nderi në hapjen e Ballos vjeneze.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...