Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thonë se vendimi i ministrit të Arsimit për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës, është marrë pa ndonjë konsultim paraprak me SBASHK-un.
Ata thonë se për këtë do t’i drejtohen edhe gjykatës me kërkesën për pezullimin e vendimit. Ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës e përkrah ketë vendim, sepse është në interes të nxënësve për çka kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit.
Vendimi i fundit i Ministrit të Arsimit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënëseve po kundërshtohet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Ymer Ymeri, nga kjo sindikatë, tha për Radio Kosovën se ministri e ka marrë ketë vendim pa u konsultuar me SBASHK-un, dhe, sipas tij, ky vendim është i papranueshëm.
“ Mendojmë që është ngutur ministri me këtë vendim, për shkak që nuk ka mbajtur asnjë takim paraprak me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit për kompensimin e orëve të humbura. Për sindikatën ky vendim është i papranueshëm.”
Ymeri tha po ashtu se janë duke u konsultuar me zyrën ligjore dhe avokatin që të merren masa për pezullimin e këtij vendimi të njëanshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për grevat.
“ Jemi duke u konsultuar me zyrën ligjore dhe avokatin që e ka SBASHK-u. Dhe ketë vendim të ministrit do ta dërgojmë në gjykatë me kërkesën që të merret masa e pezullimit të vendimit deri në vendimin e fundit ,sepse mendojmë që është vendim antiligjor.”
Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, i tha Radio Kosovës se e mirëpresin ketë vendim pasi edhe këshilli pas takimit të fundit i ka sugjeruar ministrit që kompensimi të behet në ketë mënyrë. Kompensimi i orëve të humbura është në interes të nxënësve dhe mësimdhënësit duhet të kenë mirëkuptim, tha Reshiti.
“Në takimin që e ka mbajtur më 15 shkurt të këtij viti, ka dalë me qëndrim që ka kërkuar nga MASHT për të bërë zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës e mbështesim vendimin e ministrit, e konsiderojmë të drejtë dhe të bazuar në Ligj, sepse interesimi i nxënësve në këtë rast është që të zëvendësohen orët e humbura të mësimit.”
Ministri i Arsimit ka marrë vendim që orët e humbura për shkak të grevës së mësimdhënësve të kompensohen si në vijim: pesë ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë këtij viti shkollor si dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019. Mësimdhënësit kanë mbajtur grevë nga 14 marsi e deri me 1 shkurt 2019
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...