Google ADS

Mozzik paralajmëron albumin këtë vit

08:35 | 28 Shkurt 2019
A. B.

Një nga reperët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer shqiptar është edhe Mozzik.

Ai shumë shpesh ka treguar se për të arritur këtu ka punuar fort, ndërsa e ka nisur karrierën pa asnjë ndihmë financiare, por është dashuria ndaj muzikës që e ka shtyrë të luftojë fort.

Mozzik madje në statusin e fundit duke paralajmëruar Albumin që do ta lansojë këtë vit, muzikën e ka quajtur ‘drogë’, të vetmen që e konsumon.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të fala gjysmën e rinisë, të fala shumë ..nganiher më shumë se sa ” duhet” të njoftova shumë i ri , të dhash atë që e meriton dhe po më jep atë që meritoj..Sado rrugët që u munduan të na ndajnë gjithmonë gjeta rrugën të jem me ty..
Zoti m’fali jetë/Jeta m’fali emocione/Emocionet m’krijuan Art / Arti u shkri në muzikë ..
Muzikë të kam të vetmën “Drogë” që marr !
Të ka ardhur koha për Album

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme