Valverde: Nuk luajtëm mirë, Suarez ishte mbresëlënës

08:28 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ernesto Valverde beson se Barcelona mund të luajë shumë më mirë, pavarësisht se fitoi në El Clasico 3-0 për të arritur finalen e Kupës së Mbretit.

Golat erdhën në pjesën e dytë me Luis Suarez që shënoi dy herë dhe një ishte autogol.

“Ata ishin më të mirë në pjesën e parë dhe neve na mungonte loja sulmuese”.

“Ne humbëm topin në pjesë të këqija të fushës dhe kjo mund të na kishte kushtuar me gol. Nuk ishte një lojë e mirë prej nesh, duhet ta pranojmë”.

“Sot kemi shënuar tre gola, por nuk kemi shumë raste. Herëve tjetër, është e kundërta”, transmeton Telegrafi.

“Futbolli mund të jetë i rastësishëm. Në Ligën e Kampionëve [kundër Lyonit ] kishim 25 gjuajtje dhe nuk shënuam, njerëzit thanë se ishim në krizë”.

“Loja e së shtunës do të ketë të njëjtën rëndësi si më parë dhe ne duhet të përmirësohemi për të fituar të shtunën këtu, sepse ligë është gara që ne të gjithë duam të fitojmë”, deklaroi Vaverde.
Ai nuk la pa e lëvduar edhe Luis Suarezin.

“Suarez është një golashënues i cili është gjithmonë aty. Ai është agresiv dhe ambicioz, gjithmonë duke kërkuar golin dhe ishte shumë mbresëlënës sot”, nënvizoi Valverde.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme