Mësohet se çka diskutuan Thaçi dhe Mustafa

22:59 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

”Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme