Google ADS

Arifi: Tarifa ndaj Serbisë asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë me SHBA-në

22:02 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi thotë se tarifa ndaj shtetit Serb nuk ka asnjë lidhje me raportin karshi SHBA-së.
Arifi ka thënë se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal, siç thotë ai, e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal.

“Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal. Besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e SHBA dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj. Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi SHBA”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme