Përfaqësuesi i përhershëm amerikan në Konferencën e Çarmatimit, Robert Wood, ka refuzuar thirrjen për dialog të kryediplomatit venezuelian, raporton Anadolu Agency (AA).
“Presidenti Donald Trump po përgatitet të takohet me presidentin e ligjshëm të Venezuelës, që është Juan Guaido”, tha Wood në një konferencë për media në Gjenevë.
Wood lëshoi një seri akuzash kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke shtuar se presidenti legjitim i vendit është Guaido, kreu i opozitës.
Ai theksoi se Maduro do të konsiderohet përgjegjës nëse diçka do t’i ndodh Guaido-s, duke shtuar se administrata e Maduro-s për Washingtonin është e papranueshme dhe nuk do të njihet.
Më herët sot, ministri venezuelian i Punëve të Jashmte, Jorge Arreaza, duke iu referuar presidentëve të SHBA-ve dhe Venezuelës, bëri thirrje për dialog dhe propozoi që liderët e të dy vendeve të diskutojnë dallimet e tyre.
“Pse të mos takohen ata, që të përpiqen të arrijnë një terren të përbashkët dhe të zgjidhin dallimet…”, tha ai.
Më 23 janar, Guaido deklaroi veten si president të përkohshëm derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja dhe ky veprim u njoh nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe SHBA. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian njohu Guaido-n.
Turqia, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia mbështetën presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, i cili u zotua se do të ndërpret lidhjet diplomatike dhe politike me SHBA-të.
Trump nuk përjashtoi ndërhyrjen ushtarake si një mundësi të disa zgjedhjeve që ai mund të përdor për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...