Google ADS

Formacionet zyrtare, Chelsea – Tottenham

20:06 | 27 Shkurt 2019
Arbresh Info

Ndeshja më e rëndësishme e xhiros së 28-të në Premierë Ligë zhvillohet në Stamford Bridge mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Chelsea dhe Tottenham Hotspuri sapo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes derbi mes tyre, shkruan portali arbresh.info.

“Blutë” nisin këtë takim pas disfatës mjaftë të vështirë të pësuar të dielën në finalen e EFL Kupë kundër Manchester Cityt dhe skuadra nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit gjendet tani në pozitën e gjashtë me 50 pikë.

Nikoqirët janë vetëm tre pikë larg top katërshes, ndërkohë që Tottenhami është në pozitën e tretë me 60 pikë – gjashtë prapa Liverpoolit si lideri tabelës.

Ndeshja derbi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/


Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Luiz, Rudiger, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Pedro, Higuaín, Hazard.

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderweireld, Sanchez, Davies; Winks, Sissoko, Eriksen; Lamela; Son, Kane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme