“Zgjedhjet legjislative në Iran do të mbahen vitin e ardhshëm”

17:36 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Irani planifikon të mbajë zgjedhje legjislative në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Brendshme, Salman Sami, për agjencinë e lajmeve të studentëve tha se zgjedhjet e 11-ta legjislative në Iran, së bashku me votimet për Asamblenë e Ekspertëve me ndikim do të mbahen më 21 shkurt të vitit të ardhshëm.

Irani mban zgjedhjet legjislative çdo katër vjet ndërsa votimet për Asamblenë e Ekspertëve mbahen çdo tetë vjet.

Asambleja e Ekspertëve prej 86 anëtarësh është një organ diskutues me autoritet për të caktuar ose shkarkuar udhëheqësin suprem të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme