Google ADS

Ukraina tërheq përfaqësuesen e saj nga Eurovizioni

17:20 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Ukrainës do të mungojë në festivalin evropian të muzikës Eurovision, për shkak të tensioneve me Rusinë.

“Siren Song” e Maruvit fitoi vendin e parë pas votimit publik, por performanca e saj është tërhequr nga televizioni kombëtar.

Ajo duhet të arrij një marrëveshje me televizionin shtetëror të Ukrainës sipas së cilës është e detyruar të jetë ambasadore kulturore në vend dhe në botë, e cila duhet t’i përfaqësojë pikëpamjet e shoqërisë ukrainase dhe i është dhënë 24 orë për të nënshkruar kontratën që përkohësisht ia ndalon të paraqitet në Rusi, shkruan Evropa e Lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme