Google ADS

Tragjedia Emiliano Sala, “nuk ka shenja” të pilotit David Ibbotson

17:32 | 27 Shkurt 2019
Arbresh Info

Personat që kanë qenë duke kërkuar pilotin e avionit që po barte futbollistin Emiliano Sala kanë njoftuar se “asnjë shenjë” e trupit të tij nuk është gjetur pas një kërkim të gjerë nën ujë.

David Ibbotson vazhdon të jetë i zhdukur pasi avioni Piper Malibu të cilin ishte duke u e drejtuar nga Nantes në Francë te Cardiffi, u rrëzua në Kanalet e Anglisë më 21 janar, transmeton portali arbresh.info.

Trupi i Salas ishte nxjerrë nga uji më 6 shkurt, por zotëri Ibbotson nuk është lokalizuar ende.

“Me tu kthyer në Guernsey, këtë mëngjes është kompletuar një kërkim në mbetjet e avionit Piper Malibu nga dy zhytës të mirënjohur që kanë shpenzuar 20 minuta duke kërkuar dhe duke filmuar avionin. Fatkeqësisht, aty nuk ka pasur asnjë shenjë të pilotit David Ibbotson”, ka thënë eksperti David Mearns, i cili ndihmoi në gjetjen e trupit të Salas.

Familja e zotëri Ibbotsonit kishte siguruar të hollat për rinisjen e hetimeve të trupit të tij përmes një fushate online.

Avioni vazhdon të jetë nën ujë te brigjet Guernsey në Kanal dhe përpjekjet për nxjerrjen e tij janë ndërprerë për shkak të motit të keq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme