Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se opozita është ftuar në Samitin e Diasporës, por shtoi se “duke patur parasysh edhe situatën politike, kjo më tepër do të dukej si shpëlarje”.
“Unë ndihem i shqetësuar, shpresoj që kolegët e mi opozitarë të vijnë, megjithatë mendoj që ky është një proces që nuk mbaron në dy ditët e samitit. Shpresoj të bëjmë më të mirën dhe aty do të vijnë njerëz që nuk votojnë për këtë apo atë parti. Ata që do të vijnë nuk votojnë dot, për shkak të vonesave tona të çuditshme nëpërmjet të cilave nuk ua kemi dhënë të drejtën e votës”, deklaroi Majko.
“Mendoj se kjo do ta nxisë diskutimin që të jetë më gjakftohtë”, shtoi Majko./tch
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të z...