Google ADS

Cakaj takon Zaevin: Ligji i gjuhëve është arritje historike

15:21 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Marrëveshja e Prespës dhe Miratimi i Ligjit të Gjuhëve janë arritje historike, të cilat e orientojnë vendin drejt qëllimeve strategjike për europianizim tërësor, në paqe, siguri e prosperitet.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot një takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Një vëmendje e veçantë iu dedikua thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në lidhje me bashkëpunimin rajonal.

Ministri Cakaj në fjalën e tij shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme