Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin ndërsa filluan samitin dy ditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut.
Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.
Presidenti Trump iu tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”.
Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit”.
Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.
Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”. /Rel
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...
Rusia dërgon në orbitë dy satelitë iranianë
Zbulohet një grup i dyshuar si terrorist