Google ADS

Gjyqtarët e Departamenteve Administrative kundërshtojnë Projektligjin për Konfliktin Administrativ

13:37 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Departamenti Administrativ i Gjykatës së Apelit është duke u zhvilluar një takim publik për të diskutuar lidhur me Projektligjin për Konflikt Administrativ, por gjyqtarët e departamentit administrativ nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë e kanë lëshuar takimin.

Në njoftim thuhet se sponsorizuesit e këtij projektligji, nuk kanë marrë asnjëherë parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e gjyqtarëve, Hasan Shala dhe Delushe Halimi, të cilët kanë qenë edhe anëtarë të grupit punues, e të cilët janë tërhequr për këto arsye.

“Si rrjedhojë, projektligji aktual nuk i plotëson as kushtet minimale që duhet të përmbaj një ligj, pasi që përmban shumë anomali ligjore, shprehje jo adekuate, është në dis-harmoni më legjislacionin pozitiv, më praktiken gjyqësore dhe nevojat juridike. Prandaj si i tillë është i pazbatueshëm në praktikë. Si profesionist të kësaj lëmie kërkojmë nga kompetentet, që të formohet një grup i ri punues, i përbërë nga gjyqtarët administrativ, të cilët janë edhe të thirrur për zbatimin e këtij ligji dhe ky dokument të hartohet nga fillimi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme