Google ADS

Deputetët e kuvendit në udhëtime shpenzojnë 90 mijë euro

11:42 | 27 Shkurt 2019
V. S.

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka  shqyrtuar Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Sekretari i Kuvendit ka paraqitur shkurtimisht raportin.

“Për tre muaj  janë shpenzimet mbi 8 milion, paga mëditje, mallra shërbime, shpenzime komunale, subvencione transfere, shpenzime kapitale. Mjetet e ndara për pavarësi 100 mijë euro nuk janë shpenzuar fare, sepse nuk ka pasur kërkesa. 10 komisione të përhershme kanë 10 mijë euro buxhet. Në fund të vitit kemi arrit me i ndryshua disa kontrata. Të gjitha udhëtimet zyrtare i merr kryesia e kuvendit. Aty planifikohet formati i delegacionit dhe qëllimi i udhëtimit. Disa deputetë ende nuk kanë hapur adresat zyrtare e ne si administrate komunikojmë vetëm me adresa zyrtare. Rekomandimet e auditorit janë 100% të zbatuara”, ka thënë ai.

Kryetari i komisionit, Lumri Abdixhuku ka pyetur për udhëtimet e deputetëve.

” Shpenzimet dhe udhëtimet e deputetëve në bileta 46, 32 mëditje, 90 mijë euro në udhëtime zyrtare. Shërbimet e stafit mbështetës të kryetarit të kuvendit 60 mijë euro. Në çdo udhëtim pothuajse të kryetarit e përcjellin nga 5 këshilltar. Në udhëtimin në Çeki, në Bruksel kanë shkuar këshilltarët e tij. Po më intereson ta di kush vendos ti bëjë këta numra kaq të mëdhenj duke shfrytëzuar buxheti më shumë se gjysma e shpenzimeve që bëjnë deputetët”, ka thënë ai.

Sekretari i është përgjigjur duke thënë  se këtë e bënë kryesia.

“Formatin e cakton kryesia. Vendimmarrja e kryesisë përmbana edhe stafin edhe formatin. Kryetari e përcakton delegacionin”, ka thënë ai.

Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se kjo punë duhet diskutuar pasi që sipas tij ju është se kryetari kryen shumë punë në udhëtime.

“Duhet të kemi një vendimmarrje këtu në komision për këtë gjë, nëse jo këtu në kuvend deputetët duhet të vendosin. Është e palogjikshme këshilltarët e kryetarit të harxhojnë kaq shumë”, ka thënë ai.

Deputetja Arbërie Nagavci ka kërkuar një listë të emrave dhe të gjitha udhëtimeve të kryetarit.

“Kjo pasi që në një udhëtim që kemi dashur ta bëjmë në Bruksel, kryesia nuk e ka miratuar listën me emra që do të udhëtonim për shkak një deputeti te vetëvendosjes”, ka thënë ajo.

Sekretari Krasniqi ka thënë se nuk ka qenë vetëm rasti i VV-së ky por e she nga PDK.

“Kjo ndodh pasi që nëse udhëtimet mbulon kuvendi. Ndërsa kur ka ndonjë sponsor është ndryshe”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme