HANDIKOS, për shumë vite ka shërbyer dhe ka pajisur qytetarët e vendit me pajisje të ndryshme ndihmëse, kryesisht karroca, duke u ofruar atyre mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri, lëvizje dhe një jetë të dinjitetshme.
Me moton “Ne k`shtu lëvizim” për herë të parë në Kosovë, HANDIKOS shënon 1 Marsin, ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, përmes parakalimit që do të ndodhë në sheshin kryesor të Prishtinës ku më pas tek amfiteatri do të luhet një lojë basketbolli në karroca si dhe një vallëzim i përbashkët.
HANDIKOS, për shumë vite ka shërbyer dhe ka pajisur qytetarët e vendit me pajisje të ndryshme ndihmëse, kryesisht karroca, duke u ofruar atyre mundësi për pjesëmarrje aktive në shoqëri, lëvizje dhe një jetë të dinjitetshme. Vetëm në 10-të vitet e fundit, HANDIKOS ka ofruar më shumë se 3,000 karroca për persona me aftësi të kufizuara në gjithë vendin.
1 Marsi është shënuar për herë të parë në vitin 2008, ku për qëllim ka anët pozitive që karroca ka në jetën e një personi si dhe të vedijësoj shoqërinë për të bërë një vend më të qasshëm për të gjithë.
Raportet e fundit tregojnë se rreth 1, 5 % e popullsisë botërore kërkojnë / kanë nevojë për një karrocë.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...