Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të katër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se katër të pandehurit akuzohen për 1089 kilogram mish të prishur.
Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni, në atë mënyrë pasi që i pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës.
Tutje sipas aktakuzës thuhet se M.B me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e prenë, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin në punëtorinë e të pandehurit S.Sh., derisa inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pas konstatimit të gjendjen faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij, në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogram mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik.
Me këto veprime prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë/ Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...