Sot në Shqipëri do të vijnë 7 eurodeputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku në axhendë do të kenë krizën politike në Shqipëri.
Pikërisht të enjten ditën kur opozita do të zhvillojë protestën e radhës europarlamentarët do të kenë dhe konferencën për mediat.
Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.
“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”
Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha. Pas Shqipërisë 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?