Google ADS

Kuvendi i Maqedonisë sot mban seancë për pyetjet e deputetëve

08:33 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seancë për pyetjet e deputetëve për funksionarët qeveritar.

Zakonisht seanca mbahet secilën të enjte të fundit të çdo muaji, por është caktuar për sot, për shkak të udhëtimit zyrtar të kryeministrit Zoran Zaev në Rumani dhe Austri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë deputetë nga gjitha partitë parlamentare, ndërsa në seancat e kaluara ka pasur debat të nxehtë mes deputetëve për punën qeverisë së Zoran Zaev.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme